Mediat amerikane njoftojnë se është identifikuar një autor i dyshuar i shpërthimeve të maratonës së Bostonit. Për momentin, raportimet janë konfliktuale dhe situata mbetet ende e paqartë nëse autori është ndaluar apo vetëm është bërë identifikimi i tij.
Rreth orës 20:00, u komunikua identifikimi i të dyshuarit dhe “CNN” tha në 20:30 se ai kishte ndodhur, por pak minuta më pas policia përgënjeshtroi lajmin e arrestimit.
Me situatën në zhvillim, një konferencë për shtyp e orës e vona pritet të zbardhë më shumë detaje, përfshirë mbase edhe ato të identitetit e qëllimeve të agresorit.
Në 48 orët që pasuan ngjarjen e rëndë, policia pranoi se e kishte pasur të pamundur të identifikonte një përgjegjës.
Megjithatë, situata e hetimeve ka marrë një kthesë të menjëhershme, pasi autoritetet zbuluan një imazh të regjistruar nga një video sigurie e një dyqani përballë vendit të shpërthimit të parë, ku shfaqej një mashkull, i cili hidhte çantën me eksploziv përpara turmës dhe largohej.
Shpërthimet e ndodhura në maratonën e Bostonit i mori jetën një djali 8-vjeçar, një studenteje kineze dhe një gruaje 29-vjeçare. 176 njerëz u plagosën ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)