FBI ka publikuar ditën e djeshme fotografitë dhe videot e dy personave të cilët nga hetuesit janë të dyshuar për shpërthimet në sulmet vdekjeprurëse me bomba në Boston të Shteteve të Bashkuara.
Në fotografitë e publikuara mbrëmë, shihen dy të rinj të veshur me rroba në ngjyrë të zezë dhe me kapele në kokë.
Agjenti special i agjencisë FBI, Rick DesLauriers, i ka bërë thirrje opinionit që të ndihmojë në gjetjen e të dyshuarve, në mënyrë që ata të merren në pyetje.
Ai, po ashtu, ka tërhequr paralajmëruar për faktin se personat mund të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm.
Nga shpërthimet e njëpasnjëshme më 15 prill në maratonën e Bostonit, janë vrarë së paku tre vetë dhe plagosur afro 170 të tjerë.
Zyrtarët thonë se ata supozojnë se shpërthimet janë shkaktuar me pajisjet për zierje me presion, të mbushura me gozhda dhe toptha çeliku, të fshehura në valixhe.
19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)