Një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi ka ndodhur paraditen e sotme në një ambient jofunksional në kryeqytet, duke lënë të plagosur pronarin e lokalit, Besmir Dyrmishi, 40 vjeç, dhe punonjësin e tij, Klejdi Bajrami, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një piceri pranë zonës së “Delijorgji” në Tiranë.
Në pamjet e siguruara duken xhama të thyer dhe karrige të shkatërruara, ndërsa ambienti i goditur nga shpërthimi është dëmtuar rëndë. Shpërthimi ka pasur forcë të madhe dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në lokal, ndërsa dëshmitarët flasin për frikë të madhe në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor është shpallur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti në bombulën e gazit, por hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk është përjashtuar mundësia e faktorëve të tjerë.
