Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht pas shpërthimit të regjistruar në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në një dyqan që ofronte shërbime interneti. Dyshohet se në ambientet e biznesit është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
