OSHEE ka reaguar zyrtarisht pas shpërthimit të ndodhur në një hyrje pallati në Shkodër, i cili çoi në humbjen e jetës së një personi. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani” të qytetit të Shkodrës.

Në një njoftim për mediat, OSHEE ka sqaruar se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave të energjisë elektrike të instaluar në pallat. Kjo ka hedhur poshtë spekulimet e para që lidhnin incidentin me një problem teknik të sistemit të furnizimit me energji elektrike.

“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat.”, sqaron OSHEE.