Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur në banesën e deputetit Xhelal Mziu.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha dënoi aktin e po ashtu sipas tij, heshtjen mortore të autoriteteve. Ai e cilësoi sulmin si politik duke theksuar se nuk do e mposhtin opozitën.

“Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve ç’ka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, u shpreh Berisha.