Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në një lokal në zonën e Kinostudio.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja lidhet me një hakmarrje pas plagosjes së efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku, disa ditë më parë në zonën e Shkozë.
Burime bëjnë me dije se në shënjestër të atentatit dyshohet të ketë qenë Klejdi Spahia, fqinj i Kumarakut.
Ndërkohë, lokali ku ndodhi shpërthimi rezulton të jetë në pronësi të vëllezërve Aldo Lika dhe Ali Lika, të cilët mësohet se janë shpallur në kërkim.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe autorët e ngjarjes.
