Detaje të reja zbardhen nga shpërthimi me tritol në portën hyrëse të një garazhi në kryeqytet.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të maskuar, i cili është afruar pranë garazhit ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar në këmbë drejt Liqenit të Thatë, aty ku mendohen se pritej nga persona të tjerë.

Garazhi është në pronësi të Elvis Kosovës, një emër me precedent penal dhe i njohur nga Policia e Shtetit. Kosova është pyetur nga grupi hetimor për ngjarën, por nuk ka dhënë asnjë informacion të vlefshëm, që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, që ka hedhur lëndën plasëse.