Teksa orët kalojnë, grupi hetimor ka administruar të tjera të dhëna për shpërthimin e lëndës eksplozive në ambientet e një lokali në qytetin e Kamzës.
Kamerat e sigurisë se një biznesi ngjitur kanë kapur edhe momentin e vendosjes se tritolit. Kamerat jane administruar nga policia e komisariatit nr.5
Në kamera shihet një makinë ne dukje “Audi” që ndalon pranë lokalit një nga autoret i maskuar e ndez fitilin e lëndës eksplozive në makinë zbret nga makina e hedh pranë biznesit dhe më pas largohen me makinë.
24 vjecari Oltjon Muçaj, i cili kishte nën administrim lokalin, ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund t’ja këtë bërë këtë . Në deklaratat e para ai ka thënë se nuk ka konflikte.