Levian Gogës, shqiptarit i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos, në qershor të vitit 2025 i është dhënë nënshtetësia greke nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Levian Goga dha betimin si qytetar grek një ceremoni tëveçantë, në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos e po ashtu kryeminsitrti Mitcotakis që i dorëzoi pasaportën greke.

“Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë,” u shpreh Kryeministri Mitsotakis menjëherë pas betimit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të këtij viti. Levian Goga u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë të mitur nga mbytja, por fatkeqësisht të dy ata e humbën jetën në spital, për shkak se pësuan vdekje klinike.