Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni, specialistë të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) kanë mbërritur pasditen e së mërkurës për të verifikuar nga afër situatën.
Sipas informacioneve paraprake, vetë AKBN nuk ka dhënë asnjë leje për shpime në këtë zonë. Burime bëjnë me dije se, për shkak të karakteristikave kënetore të territorit, ndër vite mund të ketë pasur çlirim gazi si pasojë e shpimeve të kryera nga privatë gjatë studimeve të gjeologjisë së tokës.
Megjithatë, situata mbetet ende në verifikim dhe pritet që specialistët të përcaktojnë me saktësi burimin e pranisë së gazit në zonë. Ndërkohë, një grup pune do të mbajë në monitorim situatën edhe në ditët në vijim, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për banorët dhe zonën përreth.
