Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjajrne e rëndë të ndodhur në Berat disajavë më parë, ku Keli Haxhia u vra me thikë nga Kristo Mema. Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin e krimit, 63-vjeçarin Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj).
Gruaja e viktimës, në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, ka treguar se si nisi sherri mes 42-vjeçarit dhe autorit për kalin, deri tek goditja fatale me thikë e Keli Hoxhës. Vjola Haxhia ka rrëfyer se ishin kthyer në Shqipëri për pushime nga Britania e Madhe ku jetonin prej 14 vitesh dhe kishin vendosur të vizitonin Kalanë e Beratit.
Sipas gruas, vajza e tyre ka parë kalin e lidhur të Kristo Memës dhe iu është drejtuar të atit “Babi, a mund ta prek?”. Por, në momentin që iu afruan kalit mbërriti i zoti, i cili nisi t’i ofendonte me gjuhë vulgare. Gruaja shtoi se 42-vjeçari i ktheu shpinën autorit të krimit dhe nisi të shkonte drejt familjarëve të tij, por shtoi se Kristo Mema e pështyu nga mbrapa e më pas e ofendoi.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje zoti Fevziu. Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat. Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe, kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti, diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty.
Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha, ne ate moment shfaqet pronari i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak. Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene, nuk hane nuk flasin.





