Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të luftuar shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra. Agjentë të policisë kanë nisur gjurmimin në rrjetet sociale dhe në terren, përreth stadiumit, për të parandalur aktivitetet e paligjshme, pasi ka pasur informacion se mund të ketë shitje të biletave me çmime shumë më të larta se sa ato origjinale.

Gjithashtu, situatat që mund të krijohen nga tifozët janë monitoruar, pasi grupe të tifozerive të organizuara, si “Tifozët Kuq e Zi”, kanë pretenduar se janë lënë pa bileta dhe pa mundësi për të ndjekur ndeshjet e kombëtares në stadium.

Policia ka marrë masa për të mbajtur nën vëzhgim dhe nën kontroll tifozëritë e organizuara që do të jenë të pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes.