Gratë në shkencë 


Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë në botë dhe janë kryesisht edukueset e brezit të ri. Por shumë pak prej tyre kanë mundësi të kenë akses në kërkimin shkencor.


Në botë, dhjetëra vite më parë, gratë kanë bërë kërkime të rëndësishme shkencore për gjithë njerëzimin ndërsa në Shqipëri, zhvillimi i gruas dhe të të drejtave të saj është i ngadaltë.


“Sot, Shqipëria numëron rreth 500 femra me titullin profesor i nderuar, kërkuese dhe shkencëtare të spikatura për punën dhe arritjet e të cilave ne krenohemi të gjithë. Barazia gjinore mbetet sfidë e shoqërisë shqiptare, ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Arsimimi i gruas, mbështetja e barazisë gjinore në sistemin e edukimit është një mënyrë për të kapërcyer sfida të tilla të ndryshimit kulturor”, tha Ardian Tana, zëvendësministër i Arsimit.


“Shkenca është si kyçi i dijeve. Që gratë të kenë akses te dijet dhe të arrijnë barazinë gjinore, duhet të kenë akses në shkencë, njësoj si burrat. Bota ka nevojë për shkencë dhe shkenca për gratë”, tha Rosanna Santesso, përfaqësuese e UNESCO-s.


Në këtë takim me gra të spikatura në shkencë është kërkuar fuqizimi i figurës së gruas, por edhe i kërkimit shkencor, i cili është i vështirë të kryhet në Shqipëri edhe për mungesë të fondeve.