Shqipëria shënon 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka shpërndarë një mesazh përmes llogarisë së tij në Facebook, ku thekson se “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë”.

Në postimin e tij, ai ka nënvizuar se ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO është një pasqyrë e forcës, sigurisë dhe solidaritetit. Ministri Hasani gjithashtu shprehu krenarinë që vendi ynë ndodhet krah aleatëve për një të ardhme më të sigurt.

“Për 16 vjet, Shqipëria është pjesë e NATO-s, një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Jemi krenarë që ndodhemi pranë aleatëve tanë për të siguruar një të ardhme më të sigurt,” ka shkruar Hasani.

Ai e mbylli mesazhin duke shtuar: “Vazhdojmë me krenari të kontribuojmë për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.