Lëvizja “Shqipëria Bëhet” është mbledhur sërish para Kryeministrisë, ku po zhvillon protestën e radhës.

Mbështetës dhe simpatizantë të kësaj nisme janë grumbulluar në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë. Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e forcave të policisë për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim sensibilizimin e opinionit publik mbi çështjet që ata i konsiderojnë problematike dhe kanë paralajmëruar vijimin e aksioneve të ngjashme edhe në ditët në vijim.