Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja e djeshme. Në pamje u shfaqen momentet kur forcat e policisë kanë ndërhyrë për të hequr plastmasin e vendosur prej disa javësh para Kryeministrisë, nga qytetarët që po protestonin. Protesta kishte për qëllim të shprehte pakënaqësinë për disa çështje të rëndësishme sociale dhe politike, dhe kishte marrë vëmendjen e madhe të opinionit publik.

“Opa e morën armën e krimit”, shprehet Lapaj, nërkohë që polici merr plastmasin e përdorur për të krijuar një ambient më të ngrohtë në teperaturat e ulëta të ditëve të fundit.

“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasin. Ja, urdhëro, opa! 21 janar, policat e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Opa, ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, shikoje, eja merr edhe këtë tjetrën. Erdhën edhe këta të tjerët. Nesër më 21 janar do të dalin dhe me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë për katër njerëz që u vranë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, shprehet Lapaj.