Protesta e organizuar nga kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, po zhvillohet këtë të diel para Kryeministrisë.
Lapajt i janë bashkuar edhe mbështetësit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Adriatik Lapaj tha se sot është dita e “28-të e qëndresës qytetare kundër hajdutërisë”. Lapaj tha për arrestimin e Maduros se një “diktator matanë oqeanit ra dhe bota është më e lirë”.
“Sot jemi në ditën e 28 të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë. Sot bota është më e lirë, sepse një diktator matanë oqeanit ra dhe një autokrat na ka përballë. Kjo është një përballje me hajdutët, ndaj edhe një sikur të qëndrojë është një rrugë e drejtë. Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë, jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend dhe ligj, a kemi sot rend dhe ligj?
