Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin Potok.
Kreu i Shteti ka dënuar ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic. Begaj shprehet se këto akte synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës, e po ashtu të cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
Presidenti mbështeti fuqishëm të gjitha përpjekjet e Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.