Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali ka shpërndarë pamje nga mbledhja e përbashkët mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, ditën e sotme në Romë.
Spiropali e quan këtë mbledhje të parë të përbashkët, si një pikënisje historike për projekte të reja, bashkëpunim edhe më i ngushtë në rrugëtimin e përbashkët drejt Evropës së bashkuar
Postimi i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali në X:
Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë
Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.
