Në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektet infrastrukturore.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka shprehur premisat dhe idenë se Shqipëria së shpejti do të konsiderohet si Zvicra e Ballkanit. Ndërkohë që sipas tij janë hapur tenderat gjatë gjithë kohës por nuk është bërë kurrë një rrugë që të ketë lidhje me një korridor europian.

Edi Rama: Ajo që dua të nënvizoj është se janë hapur tendera gjatë gjithë aksit nga Shkodra deri poshtë, por nuk është bërë kurrë një rrugë që të ketë lidhje me një korridor europian dhe është lejuar të pushtohet rruga nga çdokush. Në rrugën për Fier do detyrohemi ti shmangemi aksit aktual disa here sepse u ni s si autostradë, por ajo është rrugë rreziqesh. Tani do kemi dy autostrada të klasit A që janë korridor europian. Kur e lançuam Korridorin Blu talleshin me ne: Nuk di gjë piktori etj. Por kjo rrugë do rrisë ekonominë dhe është rrugë e domosdoshme duke qenë se në synojmë qartë të jemi shteti kampion i turizmit ne Ballkan. Të gjitha këto rrugë janë vena dhe arterie që kemi ndërtuar gjithë këto vite, bëjnë sens sepse janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk është se kemi gjetur një shteg dhe i kemi futur një rrugë kot, për të marrë vota. Është një rrjet damarësh që i ka dhënë frymëmarrje gjithë vendit. Do të jetë një Zvicër, një Austri e Ballkanit sa I përket turizmit. I njëjti nivel. Por, kjo i takon dekadave të tjera.