Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria mban vendin e parë në rajon, për prodhimi ne energjisë solare.

Sipas Ramës, vendi ynë, 10% të prodhimit të energjisë elektrike e ka nga energjia diellore. Ai shtoi se në vendin e dytë renditet Serbia me ¼  e prodhimit, e më pas Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

“Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm ku gjysme nuk e paguante dhe e vidhte. Falë incentivave, jo vetëm e para në rajon për vetë prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i fundit. Prodhojmë 169 mgw energji elektrike nga subjekte private familjare.

Në vendin e dytë Serbia me ¼  e prodhimit. Pastaj Kosova, Mali i Zi, Maqedonia janë bashkë. 3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjitik lufta në Ukrainë. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot e ka 10%”-, thotë Rama.