Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e kryeqytetit, ndërsa knë thirrur njëzëri: “Shqipëria e rinisë, jo e partisë” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe një Shqipëri të Re!

Tubimi ka kaluar edhe nga Rruga e Kavajës, ndërsa kanë bërë thirrje për më shumë pjesëmarrje në protestën e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Gjatë marshimit qytetarët kanë bërë thirrje edhe për arrestimin e Ramës dhe Berishës, duke shtuar se Shqipëria është e rinisë dhe jo e partisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.