Kjo është pamja që ka lënë pas përmbytja e një dite më parë në familjen Sela, në Fushë-Mamurras. Uji është tërhequr, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, kryesisht në blegtori.

Në Mirditë si pasojë e shembjes së dherave janë bllokuar rrugët e disa fshatrave. Është shembur ura që lidh Fshatin Jezull me rrugën kryesore Sa herë ka shi, tregu industrial në Pogradec mbushet me ujë. Tregtarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të punojnë.

Pas reshjeve të dendura të së martës, Bashkia e Durrësit raporton 77 banesa, 19 biznese dhe 220 hektarë tokë bujqësore të prekura në Manzë, Sukth dhe Ishëm. Ujërat janë tërhequr dhe niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave, por banorët janë të frikësuar.

Rënie gurësh, dherash edhe inertesh raportohen edhe në Korçë e Librazhd. Në Kukës po ashtu disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar që nga e marta./ Top Channel