Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e ditës së sotme një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar me krenari hapjen edhe të 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në postimin në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan:

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”.

Me këtë zhvillim, numri total i kapitujve të hapur nga Shqipëria shkon në 28, një arritje e konsiderueshme në një periudhë relativisht të shkurtër.