Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret, teksa raportohet se një pjesë e mirë e vatrave janë zjarre të ndezur nga banorët.

Një 61-vjear në fshatin Cakran të Fierit u arrestua sot, pasi ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa. Shezai Banaj akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi zjarri u përhap dhe janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar.

Nga ana tjetër, në Lushnje u arrestua 58-vjeari Arjan Kraja, i cili ndezi zjarr në fshatin Dushk. Ai ndezi zjarr në tokën e tij dhe më pas flakët u përhapën duke marrë përmasa të mëdha. Kraha akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.