Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me Asamblenë Socialiste në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal tek anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian, teksa tha se Shqipëria është shumë afër këtij procesi.

“Nuk mund ta humbë Shqipëria këtë moment, më besoni është momenti kyç në historinë tonë. Dy letra të tjera kanë ardhur në fillim të janarit dhe në fund të shkurtit për të hapur prapë dy kapituj të tjerë dhe faktikisht, kemi bërë hapjen më të shpejtë të kapitujve nga të gjitha vendet e tjera krahasimisht. Po t’ia bëjmë hyzmetin shumë të fortë kësaj pune, sepse na është hapur një derë dhe duhet të hyjmë brenda. Dhe kjo është ajo që unë e përjetoj si hakmarrje. Hakmarrje për të gjitha llojet e poshtërimeve që na janë bërë për 100 vjet. Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Dhe Shqipëria është afër anëtarësimit në BE.”- tha Rama.