Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar sot Ditën e Europës me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa shton se “Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane”.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkruan kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë e ka bërë urimin krahas një fotoje ku shfaqet së bashku me Marta Kos dhe Marie Bjerre, gjatë hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në bisedimet e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, më 17 nëntor 2025.

