Gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur shqetësimin mbi rënien në sektorin e bujqësisë dhe industrisë.
Ai është shprehur se kjo rënie e dukshme ka nisur që prej 2024-ës por është materializuar edhe përgjatë këtij viti, duke ndikuar kështu edhe rënien e eksportit. Teksa shton se kemi ndryshime strukturore të ekonomisë kombëtare.
Në fund deputeti drejton disa pyetje: “A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”
Fjala e Plotë e Erion Braçes
“Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
Ky është një shqetësim i përsëritur. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshime strukturore të ekonomisë kombëtare.
Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim: A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”