Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rënie të fortë në integritetin e prokurimeve publike gjatë vitit 2026.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se vendi ka humbur 14 pikë krahasuar me periudhën kur sistemi elektronik i prokurimeve u vlerësua nga organizmat ndërkombëtarë për transparencë dhe standarde të larta.

“Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, i akordoi çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil. Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike ishte 80 përqind. Vlerësohej me 80 përqind. Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 përqind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh. Një rënie dramatike”, deklaroi Berisha.