Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel, kreu i qeverisë u prit nga Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin.

Kryeministri u shpreh se kanë ngelur për t’u hapur edhe 5 grupkapituj, ndërsa Kos tha se do të mbyllen brenda vitit.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

Pjesë nga biseda:

Kos: I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendosni të verdhën.

Rama: Kanë mbetur dhe pesë të tjera për tu hapur.

Kos: Do t’i hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për t’ju pasur në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Rama: Dua të falënderoj ekipin që na rri gjithmonë mbi kokë për tu siguruar që të mos shpërqendrohemi.

Top Channel