ranë, Sofia Moreira de Sousa, me të cilën ka diskutuar për situatën politike në vend dhe kërkesat e protestuesve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka përcjellë diplomates bindjen se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik, ku qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike 35-vjeçare dhe vendosjen para drejtësisë të personave të përfshirë në korrupsion.
Kreu i Mundësia ka theksuar se kjo lëvizje nuk mund të ndalet, pavarësisht përpjekjeve që, sipas tij, po bëhen nga kryeministri Edi Rama për të frenuar protestat dhe për të ushtruar presion ndaj drejtësisë.
Shehaj ka mbajtur një qëndrim të prerë edhe sa i përket mundësisë së dialogut me kryeministrin, duke përjashtuar çdo negociatë apo marrëveshje politike me të.
“Me Edi Ramën s’ka tryeza, s’ka marrëveshje, s’ka pazare. Ka vetëm një kërkesë: Dorëheqje!”, ka deklaruar Shehaj.
Në takim, kryetari i Partisë Mundësia është shoqëruar nga deputeti Erald Kapri dhe Sekretarja e Përgjithshme e kësaj force politike, Barbara Doda.
