Fredi Beleri ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme. Ai ka folur për zgjedhjen si eurodeputet, teksa tha se në Parlamentin Europian përfaqëson edhe Greqinë, pro edhe shqiptarët.
“Në Parlamentin Europian përfaqësoj Partinë popullore të Evropës. Kam parë mbi 2 mijë vota. Një pjesë e tyre kanë qenë nga shqiptarë që kanë pasaportë dhe më kanë votuar. Mund të jem i zgjedhur edhe i shtetit grek, pro do flas edhe për ato gjëra që cënojnë Shqipërinë. Të gjithë e dinë që kam lindur në Shqipëri dhe kam nënshtetësi shqiptare.”– tha Beleri.