Projekt-ligji për “barazinë gjinore” ishte temë debat ditën e sotme në “Shqipëria Live”, duke krijuar një debat të fortë.
Linda Pano, drejtoreshë e Koalicionit “Pro Familjes”, Ines Xhelili, aktiviste për të drejtat e grave dhe avokatja Malvina Lika u përfshinë në debat të fortë në lidhje me interpretimet që i bëhen këtij ligji.
Pjesë nga debati:
Linda: Ky projektligj fsheh ideologjitë “Woke” dhe mbështetet nga organizata e grave, që vetëm gratë nuk po mbron. Të drejtat e grave po ua japin burrave, janë shkelur. Edhe në sporte. Ky projektligj ka riinterpretuar gjininë. Thelbi është përcaktimi për gjininë, që thuhet se gjinia përcaktohet në bazë të ndjenjës dhe është një term gjithëpërfshirës. Fjalori shqip e ka të lidhur me karakterin biologjik dhe të lidhur me seksin. E gjithë lufta bëhet në fjalën gjini. Pse nuk e përkufizojnë sipas fjalorit? Nëse ky ligj hyn në fuqi, kemi hyrë në diktaturë. Nuk do e përdorim më Biblën dhe Kuranin siç shkruhet sepse do quhet gjuhë diskriminuese. Ky ligj dënon këdo që nuk flet sipas gjuhës me përgjithshmëri gjinore. Nuk do e thuash më dot atë që ndjen. Nëse unë dal në tv dhe them që ka vetëm dy gjini, unë marr gjobë.
Ines: Identiteti gjinor nuk është gjini…po dezinformojnë. Liria e fjalës është e përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Është e përcaktuar që njerëzit janë të barabartë. Ligji është për barazinë gjinore në shoqëri. Vetëm po dezinformoni. Njerëzit nuk lexojnë ligjin po rrinë ju dëgjojnë juve.
Linda: Sipas interpretimit, gjinia është ideologji, ndjenjë, nuk është më biologji.
Ines: Po merremi me barazinë gjinore mes burrave dhe grave. Nuk janë vetëm gratë.
Linda: Nëse sheh luftën që po bën Xheni Karaj që të kuptosh çfarë fshihet pas këtij ligji.
Ines: Ajo ka të drejtën e fjalës dhe të shprehjes.
Linda: Para se të futej organizata LGBT, ligji ishte në rregull. Në momentin që u angazhua kjo organizatë, në fshehtësi të plotë, ndryshoi brenda natës. Ndodhi në kohën e zgjedhjeve që nuk e kishte njeri mendjen.
Ines: Unë besoj në vlera njerëzore…
Linda: Nuk janë vlera njerëzore t’i mësosh një fëmije orientimin seksual…
Ines: Pse keni kaq shumë frikë nga të drejtat e njeriut? Nga gratë, nga barazia gjinore për të rinjtë e këtij vendi? Dhuna në vendin tonë është ne bazë gjinore. Një nga elementët e këtij ligji forcon edukimin për barazinë gjinore. Nxit bashkëjetesën sociale.
Linda: Ky projekt-ligj po mëson fëmijët në moshën 3-vjeçare se kanë lindur gabim…
Matilda: Është shumë gabim në çdo fjalë. Besimi im thotë se janë të mallkuar ato femra që sillen si meshkuj dhe janë të mallkuar ata burra që sillen si femra. Kjy ligj më dënon mua. Ligji është imponues nga fillimi në fund. Ti mund të bësh ç’të duash në jetën tënde private por nuk ka pse një ligj të të imponojë. Ky ligj po krijon një institucion për gjininë e shumëfishtë. Do hyjnë në shkolla libra që u mëson fëmijëve se nuk janë vetëm dy gjini. Lexoje me vëmendje përkufizimin për gjininë dhe e kupton gjithçka. Gjininë nuk e përcakton sjellja por e ka përcaktuar Zoti që kur kemi ardhur në jetë.
Linda: Ky ligj i ka prerë në besë shqiptarët. Kanë hequr vetëm dy terma edhe pse thanë do ndryshonin shumë gjëra. Po u imponohet një marksizëm kulturor. Këta kanë ndërruar vetëm buzëkuqin por konteksti është njësoj.
Ines: Projektligji rregullon marrëdhëniet shqiptare dhe konsolidon të drejtat e grave. Qoftë për diskriminimin ndaj grave, punën e papaguar të grave apo barazinë në shoqëri.
Malvina: Ky ligj është diskriminues. Është imponues, detyrues me sanksione që bien ndesh me të drejtat e garantuara në Kushtetutë. Është anti-kushtetues. Përmend gjini të shumëfishtë dhe kjo do sillte probleme me identifikimin e shqiptarëve.
Linda: Ky ligj e fut Shqipërinë në diktaturë, e vulos. Do i censurojë shqiptarët dhe pas këtij ligji, do e kërkojnë kohën e komunizmit sepse është më keq. Nëse shqiptarët durojnë t’u marrin fëmijët, ne kemi mbaruar si vend. Ky ligj do shkatërrojë shtresën e mesme, do i detyrojë të fusë më hsuëm se dy gjini edhe nëse janë të paaftë në punë. Nëse nuk i plotëson kuotat e përfaqësimit do gjobiten. Ky ligj të merr frymën.




