Mijëra shqiptarë kanë “pushtuar” mbrëmjen e djeshme rrugët e Londrës, për të festuar ditën e pavarësisë së vendit.

Parada e shqiptarëve të Londrës ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, të cilat në fakt shfaqen tepër kritike, duke e cilësuar si “festë të egër”.

“Rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turmat e egra që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndeznin fishekzjarre, me Audi, Mercedes dhe makina sportive të konvertueshme që shiheshin duke lëvizur në trotuar dhe duke i rënë borive.

Disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër çatitë e automjeteve në lëvizje, ndërsa para shkaktoi trafik dhe bllokim të rrugëve.”– shkruan “Daily Mail”.

Raportohet se shumë shqiptarë u arrestuan, për shkak se hodhën fishekzjarre, e po ashtu sipas autoriteteve britnaike, hodhën shishe drejt policisë.

Videot e kapura nga parada, tregojnë shqiptarët që parakalojnëme flamuj në zonat më të njohura të Londrës, si ora “Big Ben”, apo “London’s Eye”.

Në një video, një fëmijë i vogël shihet duke qëndruar në këmbë përmes çatisë së një makine me një flamur shqiptar të mbështjellë rreth tij, ndërsa fishekzjarrët lëshoheshin aty pranë.

Policia më vonë vlerësoi se ‘rreth 1000 njerëz’ ishin mbledhur në rrugën Belvedere si pjesë e festimeve, me mbylljen e rrugës midis “York Road” dhe “Concert Hall Approach”.