Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar dhe një biznesmen grek u gjetën të vdekur.
Krimi ndodhi në kampingun e Finikoundës, teksa viktimat janë pronari i këtij kampingu dhe një shqiptar që punonte aty, njëkohësisht mik i biznesmenit. Sipas policisë, autori dyshohet të jetë një i mitur që e ka kërcënuar dhe më herët biznesmenin 70-vjeçar.
Sipas policisë, krimi ka ndodhur në prani të disa dëshmitarëve, të cilët do mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Dje u raportua se shqiptari është qëlluar në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja. duke u qëlluar me armë pas shpine.