 Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari që ishte hedhur në ujërat e lumit Tiber në qytezën e “Città di Castello”, Itali. I riu 20-vjeçar, Diljon D., ishte hedhur në lum për t’i shpëtuar policisë pasi po ndiqej për një vjedhje të kryer në qytet. Trupi i pajetë i shqiptarit kishte ngecur tek rrënjët e një bime dhe autoritetet policore në bashkëpunim me Shërbimin Zjarrfikës kanë nisur kërkimet një ditë më parë, ndonëse ai iu hodh në lumë të premten në mbrëmje.

Gjetja e trupit
Trupi i Diljonit u gjet rreth orës 17:00 të mbrëmjes së djeshme. Zjarrfikësit e gjetën të shtrirë në buzë të lumit Teber, në mes të degëve në zonën e “Villa Cappelletti”, që ndodhet në jug të komunës, disa kilometra larg vendit ku shqiptari u hodh me bashkëpunëtorin e tij maroken gjatë arratisjes nga policia. Trupi i pajetë u dërgua në Peruxhia për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ekspertët duhet të zbulojnë shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit.
Alarmi
Diljoni nuk kishte shkuar në shtëpi prej dy ditësh dhe të dielën, prindërit e tij e denoncojnë zhdukjen në polici. Ata paraqiten aty së bashku me familjen e shokut të viktimës. Marokeni kishte thënë përpara policisë se ishte autori i vjedhjes së dyqanit së bashku me shqiptarin. Shuma e sendeve të vjedhura shkonte tek rreth 150 euro dhe pas ndjekjes nga policia, ata ishin hedhur në lumë. Marokeni kishte mundur që të shpëtonte duke u kapur pas rrënjëve të një peme, por gjurmët e shokut ishin zhdukur. Të hënën në mëngjes nisën kërkimet në ujë për gjetjen e trupit të shqiptarit. Deri në momentin e denoncimit të familjarëve, policia nuk dinte gjë për fatin e shqiptarit. Ata kishin menduar se hajdut mundën të arratiseshin duke u hedhur në lumë.
1 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)