Mediat britanike kanë shkruar ditën e djeshme në lidhje me rastet e disa shqiptarëve të cilët dalin para gjykatave të vendit të tyre për tu përgjigjur për krimet e kryera atje.

Duke folur mbi statistikat e nxjerra nga autoritetet e drejtësisë së vendit të tyre, ata një ndalur te biseda e një gjykatësi teksa kërkonte dënimin e një shtetasi shqiptar i cili ishte arrestuar dhe ndaj tij duhej të jepej një vendim me rreth 2 vjet burg. Duke iu referuar të dhënave që kanë bërë me dije mediat britanike mësohet se shqiptarët janë edhe emigrantët që kanë numrin më të lartë të të burgosurve në Angli, sidomos pas sulmit frontal të qeverisë britanike ndaj emigrantëve nga Shqipëria që kalojnë me gomone La Manshin për të mbërritur aty!

NË GJYKATËN E KURORËS

Një gjykatës i Gjykatës së Kurorës ka qortuar një emigrant shqiptar që iu kthye krimit pasi mbërriti ilegalisht në Britani me gomone. Duke e dënuar Fatmir Limanin, i cili grabiti një shtëpi në Leeds, me 18 muaj burg në fillim të këtij muaji, gjykatësi Simon Batiste i tha atij: “Mjerisht, Mbretëria e Bashkuar ka kriminelët tanë mjaftueshëm. Nuk kemi nevojë të na vijnë dhe nga Shqipëria”. Kjo vjen pasi shifrat e marra nga “The Mail” të dielën tregojnë se 75 për qind e shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur ilegalisht kanë kryer të paktën një vepër penale në MB. Dhe 30 për qind e tregtisë së drogës të klasit A të Britanisë tani kontrollohet nga krerët e bandave shqiptare. Shqiptarët, shumë prej të cilëve mbërritën ilegalisht në Britani me kamionë dhe varka të vogla, janë tani kontingjenti më i madh i të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me 1,582 të mbyllur.

NË JANAR

Dhe në Gjykatën e Nottingham Crown në janar, gjyqtari Tanweer Ikram i tha shqiptarit Elmas Sitaj, i cili u burgos për dhjetë muaj për prodhimin e kanabisit: “Ti vjen këtu ilegalisht, rrezikon. Nuk mund të jetë kurrë e drejtë që t’i drejtoheni kriminalitetit. Ky nuk është një vend ku pasuroheni shpejt. Jeta është e vështirë dhe njerëzit nuk paguhen shumë”.