Gazeta britanike The Telegraph i ka kushtuar sërish një artikull 31-vjeçarit shqiptarë, Dorian Puka.

Këtë herë, The Telegraph është ndalur tek videot që Puka poston në rrjetet e tij sociale.

The Telegraph e nisi artikullin, duke shkruar se hajduti shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një moment në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vajzat me para.

Siç shihet edhe në pamje, Puka shihet duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me balerina në klubin Cirque le Soir në Mayfair.

Teksa balerinat sjellin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarre brenda, shqiptari i mbulon me paund. The Telegraph shkruan gjithashtu se klubi është i njohur për personazhet e famshëm.

Në artikull janë përmendur edhe arrestimet dhe deportimet e 31-vjeçarit dhe thuhet se Puka vitin e kaluar është tallur me Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës.

Po ashtu në artikull theksohet se Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën.

Artikulli i Plotë i The Telegraph:

Një hajdut shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një moment në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vajzat me para. Dorian Puka, 31 vjeç, është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me thyerje përpara se të kthehej fshehurazi në Britani.

Ai vitin e kaluar është tallur me Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës.

Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë dëgjuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit.

Në videon e tij të fundit, ai është filmuar duke shijuar një natë luksoze në klubin e natës London Reign në Mayfair të mërkurën në mbrëmje.

Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u fotografua duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me balerina në klubin Cirque le Soir në Mayfair. Festa e kësaj jave përfshinte qindra paund kartëmonedha që u hodhën në ajër, ndërsa baleriant sillnin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarre brenda. Klubi, i përshkruar si një “botë luksoze dhe shkëlqimi sensual”, është i njohur për personazhet e famshëm.

Puka postoi videon në TikTok, ku më parë kishte shfaqur prova të pasurisë së tij, duke përfshirë një Lamborghini me vlerë 190,000 £ dhe gjashtë orët e tij Rolex me vlerë rreth 162,500 £.

Një burim i imigracionit tha: “Është e turpshme të shikosh një kriminel karriere, i cili ndodhet ilegalisht në Britani, të jetojë këtë stil jetese si personazh i famshëm. Të shohësh kartëmonedha me vlerë qindra paund të hedhura në ajër në shenjë feste është e neveritshme. Miliona britanikë punojnë shumë dhe fitojnë një jetesë të ndershme dhe nuk mund ta përballojnë dot diçka të tillë.”

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Puka promovoi videon e tij të parë duke ngarë një Ferrari të kuq. Kjo video u pasua menjëherë nga një foto e postuar në rrjetet sociale në të cilën ai tallte Nigel Farage pasi kreu i Reform UK e përshkroi atë si një “njeri të gabuar” që duhet të deportohet.

Puka iu kundërpërgjigj me një foto të tij, së bashku me një imazh të modifikuar në Photoshop të z. Farage duke i bërë dolli fotografit që po bënte “foto”. Ai gjithashtu postoi një video të tij në timon të Ferrarit me kritikat e udhëheqësit të Reform UK që luheshin në sfond.

Ai u burgos fillimisht për nëntë muaj në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës për përpjekje për të hyrë me forcë në një pronë. Pronari e kishte parë në një kamerë interneti ndërsa ishte me pushime në Francë. Brenda një viti, ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer një sërë vjedhjesh me thyerje në periferi të Londrës.