Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Artur Tushit, në Kolumbi.
Sipas mediave vendase, raportohet se shqiptari 44-vjeçar është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, me origjinë nga Venezuela. Tushi po shkonte drejt banesës se tij në momentin që është ekzekutuar me 11 plumba pranë qendrës tregtare “Santa Fe”. Tashmë autori është arrestuar dhe vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun e krimit.
Autori i krimit ishte i njohur për policinë, pasi kishte rekorde kriminale për plagosje dhe posedim droge. Policia ka sekuestruar armën e përdorur, ndërsa po heton lidhjet e viktimës me krimin e organizuar dhe grupet e narkotrafikantëve.