Policia italiane ka arrestuar 4 persona, të akuzuar si të përfshirë në një vrasje e Vladimir Lleshit në Prato, një vit më parë.

Autorët e dyshuar, po ashtu shqiptarë, janë 4 të rinjtë, përkatësisht 19, 20, 22 dhe 23 vjeç. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për larje të hesapeve dhe kontrollit të territorit për aktivitetin e paligjshëm të drogës.

38-vjeçari Lleshi u gjet i vdekur verën e kaluar, me shenja të rënda dhune në trup. Dyshohet se ai është përfshirë në një përleshje me autorët, të cilët e kanë rrahur barbarisht deri sa ai vdiq.