Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të anuluar vendimin e Qeverisë që ka shpallur shkarkimin e tij nga posti.

Pas daljes nga paraburgimi në Durrës, Veliaj është nisur drejt Tiranës për t’u paraqitur në seancën e sotme.

Bëhet me dije se në afërsi të gjykatës ka një prani të shtuar të forcave të policisë, ndërsa autoburgu që do të transportojë Veliajn mund të ndalojë përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese ose mund të hyjë përmes derës së pasme që lidh gjykatën me kryesinë e Kuvendit.