Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë pas një “mbledhjeje” prej gati 8 orësh me zëvendëskryeministren e pezulluar tashmë, Belinda Balluku.

Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.

Sipas raportimeve, Rama është larguar me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në vendin tonë në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë.