Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar Elvis Pupa, po përballet me drejtësinë australiane pas akuzave për kultivim të lëndëve narkotike.

Ngjarja është zbuluar në Adelaide, ku ajo doli para gjykatës, nën dyshimin se për katër muaj me radhë kishte mbjellë dhjetëra bimë narkotike.

Belina, e njohur si terapiste dhe influencuese në rrjetet sociale, ka kërkuar lirimin me kusht për të udhëtuar drejt Shqipërisë me arsyetim pune, por kjo kërkesë është refuzuar nga prokuroria.

Sipas rapotimeve të mediave australiane edhe bashkëshorti i saj, Elvis Pupa, është nën hetim për të njëjtën vepër penale.

Rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë dhe pritet të zhvillohet më tej në ditët në vijim.