Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Laknas dhe ka arrestuar tre persona.
Dy vëllezër, Sh. M. (38 vjeç) dhe F. M. (28 vjeç), kishin përshtatur banesën për të kultivuar kanabis me ndihmën e llambave speciale. Babai i tyre, Z. M. (66 vjeç), është vënë nën hetim, pasi dyshohet se e dinte për këtë aktivitet të paligjshëm dhe nuk e ka denoncuar.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE-së, E. P. (29 vjeç), i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike për rritjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 20 bimë kanabis rreth 60 cm të larta, një sasi droge të përpunuar, llamba speciale, ventilatorë dhe pajisje të tjera të përdorura për rritjen e kanabisit brenda shtëpisë.
Dosja e plotë i është dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.