Qeveria ka njoftuar një reformë të re për strehimin kryesisht të të rinjve dhe profesionistëve.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të do të jenë 7 mijë apartamente në dispozicion, do të jepen 4 mijë kredi të buta nga të cilat gjysma me zero interes për apartamente me vlerë 60 mijë euro. Sipas saj këto do të mbulohen nga Fondi Kombëtar i Strehimit.

“Reformë e re jo vetëm për shtresat në nevojë për profesionistë të e rinj. 7 mijë apartamente në dispozicion, ku do të jenë 4 mijë kredi të buta 2 mijë me zero interes për apartamente deri në 60 mijë euro vlerë ku do u jepen profesionistëve të rinj dhe çifteve të reja. Për apartamentet e mëdha do të jenë në dispozicion 3 mijë apartamente me normë interesi fikse 3 %. Do mbulohen nga Fondi Kombëtar për Strehimin, Është fondi që mblidhet nga bashkitë, buxheti i shtetit për strehimin dhe mekanizma të tjerë të kredive si BEI e cila ka një program specifik për strehimin. Do vëmë subvencion qiraje për 3 mijë apartamente që i dedikohen jo vetëm shtresave në nevojë, por edhe familjeve të reja e profesionistëve që sa kanë mbaruar shkollën vendosin të kthehen në vendbanimin e tyre dhe ne do t’i mbështesim, t’i garantojmë një fillim jetese më të sigurt, se strehimi është kryesor për qytetarët. Kemi më shumë se 80% të shqiptarëve që jetojnë në pronësinë e tyre. Do fillojmë ndërtimin e disa blloqeve të ndërtesave”, tha Ibrahimaj.

E pyetur nga gazetaret nëse kjo paketë e strehimit bëhet për qëllime elektorale, ajo u përgjigj:

“S’do të hyjë në fuqi në 2027. Paketa ligjore miratohet në fillim të tetorit. Thirrjet do të hapen po gjatë vitit aktual. Duke qenë se ka proces administrativ për menaxhimin e thirrjeve, fituesit do t’i shpallim në fillim të vitit 2027. Në programin e PS-së kemi pasur fokus te strehimi. Strehimi është një çështje që meriton më shumë fokus, zgjerimi i kësaj politike meriton vëmendje të veçantë. Ky nuk është program elektoral, zgjedhje ka çdo dy vjet. Çdo politikë që ne bëjmë, s’duhet ta lidhim domosdoshmërisht me programet elektorale”, tha Ibrahimaj.


E pyetur gjithashtu se në cilën zonë të Tiranës ka një banesë me vlerë 60 mije euro, ministrja tha se ka në periferi të kreyqytetit.

“Ka në periferi të Tiranës, janë apartamente të sipërfaqeve të vogla, nuk i dedikohen familjeve të mëdha. Ndaj thashë ky program i dedikohet profesionistëve që sapo kanë mbaruar studimet dhe duan të jetojnë pranë vendit të punës. Është një proces që ndodh në të gjitha vendet e botës”.