Mesditen e sotme, një shtëpi e vjetër u përfshi nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët për shkak të afërsisë me banesa dhe biznese të tjera.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me tre mjete dhe 10 efektivë, të cilët arritën të izolojnë dhe shuanin flakët brenda një ore.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por shtëpia është dëmtuar rëndë. Shkaqet e zjarrit po hetohen nga autoritetet përkatëse.
