Babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë dje në Gjykatën e Apelit kanë dalë sot nga spitali, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj ka folur për mediat duke deklaruar se prona është e xhaxhait të tij dhe askush tjetër nuk do e gëzojë.
“Shtëpia është e axhës, nuk e gëzon askush”-, u shpreh ai sipas gazetares së Top Channel, Alma Demiraj.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe djali i Rakip Kurtaj. Djali ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i ati ka pësuar djegie sipërfaqësore nga goditja, por nuk është qëlluar drejtpërdrejt me armë./ Top Channel