Protestat studentore në Tiranë vijojnë për të shtatën ditë radhazi, ndërsa numri i qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shtuar gradualisht.

Pas përplasjeve të dhunshme të regjistruara gjatë paradites, protestuesit kanë nisur të rigrupohen përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar qëndrimin e tyre.

Pavarësisht tensioneve, pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vazhduar protestën, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Situata në bulevard vijon të ndiqet nga afër, ndërsa protestuesit mbeten të përqendruar përpara Kryeministrisë.