Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot krijimin e 11 komisioneve të përhershme të kuvendit të ri.
Kështu, tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë mazhoranca dhe katër opozita.
Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit. Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.
Lista e komisioneve të reja:
- 1. Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
- 2. Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
- 3. Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
- 4. Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
- 5. Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )
- 6. Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
- 7. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )
- 8. Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
- 9. Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ( opozita )
- 10. Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )
- 11. Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica )